Na ndiqni edhe në

Bota

Trump rrit në 50% tarifat ndaj Kanadasë: Bëhuni shteti i 51-të i SHBA-së!

Trump rrit në 50% tarifat ndaj Kanadasë: Bëhuni shteti i


Donald Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale dhe një teksti të gjatë, njoftoi se po vendos një tarifë tjetër prej 25% ndaj Otavës për importet e çelikut dhe hekurit. Në fakt, Trump vë në dukje se 25%-shi aktual do të fillojë të vendoset nesër dhe do t'i shtohet 25%-shit që ai ka vendosur dhe nënshkruar, por aktualisht është ngrirë deri më 2 prill.

Me tarifat 50% për çelikun dhe hekurin, Kanadaja bëhet padyshim vendi me tarifat më të larta amerikane në botë në këtë fushë dhe është e qartë se Zyra Ovale, pavarësisht reagimeve të vazhdueshme nga tregjet, nuk ka ndërmend të dorëzohet për këtë çështje.

Në të njëjtin mesazh, Trump vazhdon me një apel, për kanadezët që të kërkojnë të bëhen shteti i 51-të i SHBA-së, duke theksuar se tarifat do të zhduken dhe taksat e tyre do të ulen ndjeshëm nga nivelet e tyre aktuale kombëtare. Madje Trump vë në dukje se me heqjen e “kufijve artificialë” Kanadaja do t’i bashkohet kryesisë dhe nuk do të ketë asnjë problem mbrojtjeje-lufte, ndërsa siç vëren ai nuk do të kërkojë heqjen e himnit kombëtar kanadez, vetëm se, siç thekson ai, “do të ketë të bëjë me shtetin e ri”./K.C/dritare.net