
Seanca në GJKKO/ Veliaj kërkon masë më të butë se arresti në burg, ofron garanci pasurore!
E Martë 11 Mars 2025, 15:03
Dritare.net
Ende vazhdon seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Veliaj, ndodhet në seancë në Apelin e Posaçëm të GJKKO, kundër masës së sigurisë ndaj tij “arrest me burg”. Tanimë ka përfunduar mbrojtja e tij dhe 4 biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.
Mësohet se 2 avokatët e Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Mësohet se Veliaj nuk ka folur gjatë seancës deri në këtë moment, duke ia lënë fjalën avokatëve./K.C/dritare.net

















