Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Jam Sali Berisha unë, o budallenj”-Kryeministri Rama ironizon fjalimin e kreut të PD me ‘bufin’ e strukur në fole!

“Jam Sali Berisha unë, o budallenj”-Kryeministri Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri me një video-postim në rrjetin social Facebook kreun e PD-së, Sali Berisha, një praktikë politike që po e ndjek shpesh javët e fundit, edhe në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Si sfond ai ka përdorur një buf që del nga foleja e tij në trungun e pemës dhe me një citat nga fjalimi i ish-kryeministrit të mbajtur në Parlament vite më parë.

Teksa bufi struket në folenë e tij, shoqërohet me zërin:

“...Ahahaha... Jam Sali Berisha unë, o budallenj! O budallenj! Nuk dorëhiqet Sali Berisha, o budallenj!”/E.P-dritare.net