
Dorëhiqen kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës!
E Martë 11 Mars 2025, 17:05
Dritare.net
Ditën e sotme kanë dhënë dorëheqjen kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës, Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi. Agron Malaj ka qenë një nga emrat potencialë për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Është dorëhequr edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, prej disa mandatesh në krye të institucionit lokal dhe pritet të jetë në listën e qarkut Gjirokastër.
Një nga emrat e përfolur për deputet nga radhët e kryebashkiakëve është edhe Ervin Demo në Berat, njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut, që automatikisht përfshihet edhe në listat e mbyllura. Demo do jetë në listat e kandidatëve për deputetë./K.C/dritare.net

















