
Duhen dy për kërcyer tango/ Trump: Shpresoj të flas me Putinin!
Dritare.net
Pas njoftimit të propozimit të armëpushimit ditën e djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump tha se shpreson të flasë me presidentin rus Vladimir Putin në ditët e ardhshme. Trump u shpreh se priste që Putin të pajtohej me propozimin e armëpushimit dhe shtoi se për të arritur një marrëveshje duhen të dyja palët. "Duhen dy për kërcyer tango".- shprehet Trump
Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha:
"Ne do të kemi një takim të madh me Rusinë dhe nga ky takim disa biseda të shkëlqyera shpresojmë që do të pasojnë."
Nga ana tjetër, Kremlini ende nuk ka dhënë një përgjigje publike për ofertën e armëpushimit 30-ditor. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Rusia nuk e ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të bisedimeve me përfaqësuesit e SHBA-së në ditët e ardhshme, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass./E.P-dritare.net /BBC

















