Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ajola Xoxa në SPAK, kërkon lirimin e llogarive bankare!

Ajola Xoxa në SPAK,  kërkon lirimin e llogarive bankare!

Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet seanca për lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat bashkëshortja e Erion Veliajt kishte bërë ankim, pasi i janë bllokuar.

Ne seancën e të hënës, Ajola Xoxa argumentoi se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu siç pretendon SPAK.

Kujtojmë që Ajola Xoxa me vendim te GJKKO është lenë nen masën e detyrimit te paraqitjes, ndërkohe qe bashkëshorti i saj, Erion Veliaj është lenë ne masën “arrest me burg”.

Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës.

Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.

Por GJKKO dhe Apeli i kësaj gjykate Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit i ka cilësuar si të ligjshme kontrollet./E.P-dritare.net