Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbahet seanca në GJKKO, flet Erion Veliaj!

Mbahet seanca në GJKKO, flet Erion Veliaj!

Pas një seance maratonë në Apelin e GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u paraqit sot sërish para Apelit të Posaçëm. Seanca nisi në 12:40, pasi një ditë më parë u shty pasi mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë të njihej me provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani. Sipas raportimeve aktualisht Veliaj është duke folur në seancë.

“Keni sjellë “prova të reja”? Kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut.

Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj./dritare.net