Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasi me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen!

Përplasi me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Vlorës që dënoi me 18 vite burg ish-policin Arjan Tase, i cili në gushtin e 3 viteve më parë përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në Himarë.

Tase u shpall fajtor edhe në Apel për ‘vrasje me dashje’, ndërsa dënimi i tij prej 18 vitesh zbret në 12 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në gushtin e 2022 Familja Avdia nga Tropoja që jetonin në Angli, ndodheshin me pushime në Potam të Himarës. Më 02 gusht 2022, Arjan Tase duke drejtuar skafin e tij përplasi për vdekje të miturën. Ai ishte nisur për të dalë nga zonë (brenda kordonit të sigurisë) ku la disa persona të tjerë, teksa u drejtua vendit ku notonte babai me vajzën e tij Jonada. Mjeti me shpejtësi të lartë përplasi të miturën duke i shkaktuar vdekjen./E.P-dritare.net