Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

"The Albanian Files" së shpejti në Adrion/ Rama: I pari libër, që trajtohet si provë krimi

Pas debateve të ditëve të fundit lidhur me librin “The Albanian Files”, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se botimi do të jetë së shpejti i disponueshëm në librarinë “Adrion”. Në reagimin e tij, Rama ironizon polemikat e krijuara rreth librit, duke e cilësuar atë si “librin e parë që trajtohet si provë krimi” dekada pas përfundimit të nazizmit dhe komunizmit.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”., shkruan Rama./K.C/dritare.net