Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arbër Hajdari reagon pas deklaratave të Veliajt

Arbër Hajdari reagon pas deklaratave të Veliajt


Arbër Hajdari ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama i kishte bërë presion për t'ia dorëzuar drejtimin e Bashkisë së Tiranës pikërisht Hajdarit.

Përmes një postimi në Instagram, Hajdari thotë se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori që ai e cilëson si penale-politike.

Postimi i plotë i Arbër Hajdarit:

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës.", shkruan Hajdari./K.C/dritare.net