Na ndiqni edhe në

Shqip

Çfarë thonë fëmijët e mi për protestën? Flet Arlind Qori

Çfarë thonë fëmijët e mi për protestën?


Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka rrëfyer se si po e përjetojnë fëmijët e tij angazhimin e vazhdueshëm në protestat kundër qeverisë dhe çfarë e pyesin kur e shohin në televizor. Në një intervistë për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, Qori tregoi se fëmijët e tij kanë reagime të ndryshme ndaj protestave. Ndonjëherë kërkojnë të dinë se kur do të përfundojë situata, ndërsa herë të tjera bëjnë edhe pyetje me humor për ato që shohin në ekran.

“Fëmijët janë kreativë dhe duke qenë kreativë, herë pas here edhe kontradiktorë. Nganjëherë të thonë: !Kur do të mbarojë që të vazhdojmë me punët tona?", pastaj të thonë: "Pse mos vij edhe unë, se duket bukur nga televizori?’”, rrëfeu Qori.

Ai tregoi se i ka marrë shpesh fëmijët në protesta gjatë periudhës kur ato zhvilloheshin në mënyrë paqësore, ndërsa theksoi se shqetësimi i tyre më i madh nuk është frika nga situata, por mungesa e kohës që ai kalon me ta.

“Problemi i tyre nuk është as siguria. Nuk e ndiejnë veten të rrezikuar nga kjo që po ndodh, por ama kanë një problem që është mungesa e kohës që unë shpenzoj me ta. Fatkeqësisht shpenzoj më pak kohë se ç'dua dhe ç'duhej të shpenzoja me fëmijët dhe këtë përpiqem t'ua shpjegoj”, u shpreh ai./K.C/dritare.net