Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfundon rruga Tale–Lezhë, ja si duket!

Përfundon rruga Tale–Lezhë, ja si duket!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës, duke vënë në fokus ndërhyrjet në zonën e Tales.

Kreu i qeverisë shprehet se investimi pritet t’i japë një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës, duke përmirësuar lidhjen me zonat turistike dhe duke krijuar kushte më të mira për vizitorët.

“Një tjetër infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës”, shkruan Rama krah videos së postuar.