Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Organizatori i protestës: Nesër para Kuvendit me vezë dhe miell

Andi Tepelana, një nga organizatorët e protestave që prej 32 ditësh po zhvillohen në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit të planifikuar përpara Kuvendit.

Gjatë një deklarate publike, ai u kërkoi pjesëmarrësve të marrin me vete vezë dhe miell.

“Nesër, me vezë me vete, me miell me vete, do të jemi aty për t’i treguar këtij parlamenti të krimit, për t’i thënë se nuk na përfaqësojnë”, u shpreh Tepelana./dritare.net