Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti Erdogan: Nga tërmeti 7.7 ballë humbën jetën 912 qytetarë

Presidenti Erdogan: Nga tërmeti 7.7 ballë humbën jetën 912



Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka folur pas tërmetit me magnitudë 7.7 që ndodhi në Kahramanmaraş dhe shkaktoi shkatërrime në 10 provinca.
"Tërmeti u ndje në një zonë shumë të gjerë. Shteti ynë mori masa me të gjitha institucionet e tij. 912 qytetarë humbën jetën dhe 5385 persona u plagosën", tha Erdogan.

Pas tërmetit me magnitudë 7.7 që ra në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraşit, shkatërrime të mëdha ndodhën në Kilis, Diyarbakır, Adana, Osmaniye, Şanlıurfa, Adıyaman, Gaziantep, Malatya dhe Hatay.


Pas vlerësimeve të bëra nga Presidenti Erdogan në Qendrën Koordinuese AFAD, ai tha:
"912 qytetarët tanë humbën jetën. Nuk e dimë sa do të shkojë numri iejtëve të humbura. Janë 5 mijë e 385 të plagosur, 2 mijë e 818 ndërtesa u shkatërruan", tha Erdogan./K.C/dritare.net