
Madonna: Po, ka një vaksinë kundër koronavirusit, por po fshihet!
Dritare.net
Madonna, është futur në grupin e njerëzve të njohur, që po shpërndan teori konspirative. Këngëtare, kantautore, aktore dhe regjisore, Madonna me një karrierë të gjatë në jetën e saj, ndau një teori konspirative me 15 milionë ndjekësit e saj në instagram. Sipas saj, ka një vaksinë kundër koronavirusit, por po fshihet.
"Ata do të lejojnë që frika të kontrollojë njerëzit dhe t'i lejojë të pasurit të pasurohen dhe të varfrit të varfërohen," tha ajo
Më pas instagrami e përshkroi videon si një informacion i rremë, ndaj Maddona, u detyrua të fshi atë.
Javën e shkuar ishte Lewis Hamilton, ai që tha se Bill Gatesm po gënjen kur flet për vaksinën kundër virusit.
Disa të famshëm si John Cusack, woody Harrelson dhe Wiz Khalifa mbështesin mitin që lidh teknologjinë 5G me koronavirusin./L.F-dritare.net

















