Na ndiqni edhe në

Bota

Kur do përfundojë lufta? Ja çfarë thotë Trump!

Kur do përfundojë lufta? Ja çfarë thotë Trump!


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë përfunduar veprimet e tyre kundër Iranit, duke paralajmëruar se operacionet mund të vazhdojnë.

Duke folur para gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump u pyet se çfarë do të nevojitej që lufta me Iranin të përfundonte. “E njëtja gjë dhe ne do të shohim se si do të dalë e gjitha kjo,” u përgjigj ai.

Presidenti amerikan u shpreh se Irani ka pësuar humbje të rënda ushtarake. “E kanë humbur marinën e tyre. E kanë humbur forcën ajrore. Nuk kanë asnjë sistem kundërajror. Nuk kanë radar. Udhëheqësit e tyre janë zhdukur. Dhe ne mund të bëjmë edhe shumë më keq,” tha ai.

Trump shtoi se SHBA-ja e ka goditur Iranin “më fort se pothuajse çdo vend në histori është goditur”, por theksoi: “Ne nuk kemi mbaruar ende.”

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje dhe ulje të përshkallëzimit të situatës. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me komentet e fundit të presidentit amerikan./K.C/dritare.net