
Historike! Votuesit zgjedhin në Senat dy gra me ngjyrë dhe një transgjinor!
E Mërkurë 6 Nëntor 2024, 09:09
Dritare.net

Votuesit zgjodhën për herë të parë dy gra me ngjyrë për të shërbyer njëkohësisht në Senat dhe një ligjvënës transgjinor në Kongres. Këtu janë dy zgjedhje historike, duke treguar se amerikanët kërkojnë një përfaqësim më të larmishëm edhe komunitetin LGBTQ.
Lisa Blunt Rochester nga Delaware dhe Angela Alsobrooks nga Maryland mbizotëruan në garën e tyre, duke dyfishuar numrin e grave me ngjyrë të zgjedhura ndonjëherë në Senat.
Nga dy në katër.
Votuesit e Delaware zgjodhën Sarah McBride në një garë të përgjithshme për Dhomën e Përfaqësuesve, duke e bërë atë personin e parë transgjinor në Kongres./M.K-dritare.net

















