Na ndiqni edhe në

Bota

Gjermani/ Nga sot, testi i Covid-19 për këdo që hyn në vend!

Gjermani/ Nga sot, testi i Covid-19 për këdo që hyn në vend!

Të gjithë pasagjerëve që fluturojnë drejt Gjermanisë do t’u kërkohet tani të dorëzojnë një test negativ të Covid-19 para se të nisen. Ndryshimi është pa marrë parasysh nivelin e rrezikut të virusit në vendin e origjinës. Kërkesat e reja të Gjermanisë për testin e kovidit për udhëtarët që fluturojnë në vend hyjnë në fuqi sot. Ndryshimi i rregullave vjen teksa Gjermania po përballet me një valë të tretë të infeksioneve dhe ndërsa mijëra turistë gjermanë kanë fluturuar jashtë vendit për pushimet e pashkëve.

Cilat janë rregullat e reja?

-Udhëtarëve do t'u kërkohet të marrin një test kovidi para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut në vendin e tyre të origjinës.

-Linjat ajrore do të lejojnë pasagjerë në bord vetëm me testin negativ të kovidit.

-Testi duhet të merret jo më herët se 48 orë para nisjes.

-Udhëtarët do të duhet të paguajnë vetë për testet. Testet PCR dhe testet e shpejta të aprovuara do të pranohen.

-Përjashtohen ekuipazhet e linjave ajrore, si dhe fëmijët nën 6 vjeç.

-Nga ata që do të kthehen do të kërkohet karantinë sipas rregullave lokale të përcaktuara nga 16 shtetet e Gjermanisë.

-Kërkesat e testimit do të zgjasin të paktën deri në 12 maj dhe mund të zgjaten.

Pse u ndryshuan rregullat e udhëtimit?

Rregullat e reja të testimit hynë në fuqi pak pas mesnatës së së martës, pasi zbatimi i tyre ishte shtyrë për t'i lejuar linjave ajrore dhe udhëtarëve më shumë kohë për t'u përgatitur.

Më parë, vetëm njerëzit që ktheheshin nga vendet e përcaktuara me rrezik të lartë u kërkohej të paraqisnin një test negativ përpara se të udhëtonin në Gjermani.

Masa për të zbatuar rregulla të reja udhëtimi vjen ndërsa mijëra pushues gjermanë udhëtur drejt ishullit spanjoll të Mallorca-s në ditët e fundit. Qeveria gjermane ngriti paralajmërimin e saj të udhëtimit për destinacionin popullor në mes të marsit pasi niveli i incidencës e vendosi atë në kategorinë me rrezik të ulët.

Deri tani, ata që ktheheshin nga zonat me rrezik të ulët nuk u kërkohej karantina apo testi pas kthimit./M.M-dritare.net