Na ndiqni edhe në

Bota

Disneyland në Hong Kong mbyllet për herë të tretë brenda këtij viti!

Disneyland në Hong Kong mbyllet për herë të tretë

Parku i madh i argëtimit”Disneyland” në Hong Kong do të mbyllet për herë të tretë këtë vit për shkak të një vale të re të infeksioneve të koronavirusit në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, parku do të mbyllet përkohësisht më 2 dhjetor si një masë parandaluese në luftën kundër COVID-19. Mbetet e paqartë për sa kohë parku do të qëndrojë i mbyllur.

Kjo është hera e tretë që Disneyland në Hong Kong është detyruar të mbyllet, pasi së pari u mbyll nga 25 janari deri më 18 qershor dhe më pas përsëri nga 15 korriku deri më 25 shtator.

Disneyland në Hong Kong mbyllet për herë të tretë

Parku i bashkohet atyre në Kaliforni dhe Paris, të cilët janë gjithashtu të mbyllur për shkak të kufizimeve lokale. Në të gjithë botën, “Walt Disney World”, “Tokyo Disney Resort” dhe “Shanghai Disneyland” janë parqet e vetme të Disney-t të hapura aktualisht./M.M-dritare.net