
Ai është një nga emrat më të njohur të kinematografisë kudo në botë dhe sot feston 82 vjetorin e lindjes.
Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në Neë York. Ai është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë.
Vjen një fëmijëri e varfër, në shkollë ishte i dalluar si mbetës, me përjashtim të literaturës angleze. Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon tej ai prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për t'u larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë.
Me filmin "Me Natalie" shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh "The Panic in Needle Park" në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin "The Godfather" në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin "Scent of a ëoman", në të cilin interpreton një kolonel të verbër. Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale. Këto janë disa nga kuriozitetet që kanë shënjuar jetën e tij.
Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore. Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë. Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday ëeld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star ëars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur ai ishte ende një foshnjë). U lind në Harlem më 25 prill 1940. Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç. 17 vjeç la shkollën.
20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”. Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale. Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”. Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikanë dhe jo vetëm. Kumbari është figura ikonike dhe e pavdekshme me të cilën do të njihet përjetësisht./M.K/dritare.net

















