Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia rrethon News24, kompania e armëve kërkon lirimin e godinës!

Policia rrethon News24, kompania e armëve kërkon lirimin e

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka rrethuar godinën ku ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Sipas informacioneve, godina është në pronësi të KAYO, shoqëri e prodhimit të armëve, e cila ka kërkuar lirimin e ambienteve ku operojnë aktualisht redaksitë e këtyre mediave. Kërkesa për zhvendosje është bërë për shkak të nevojës së pronarit për të përdorur hapësirat për aktivitetet e tij./dritare.net


Gazetarët në vendngjarje shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për diten e largimit, duke e mësuar situatën vetëm me ndërhyrjen e policisë. Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar publik nga Policia e Shtetit apo kompania pronare e godinës.