Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëna shqiptare tenton të shpëtojë djalin nga burgu, arrestohen të dy!

Nëna shqiptare tenton të shpëtojë djalin nga burgu,

Një garë e paligjshme me dy BMW në Garden State Parkway përfundoi tragjikisht më 29 qershor, duke shkaktuar vdekjen e një 20-vjeçari nga Staten Island. Pas aksidentit fatal, shoferi i BMW X3, Alvi Limani, u arratis, ndihmuar nga nëna e tij, Vilma Vneshta, e cila e shoqëroi në Miami për të shmangur arrestimin.

Nëna shqiptare tenton të shpëtojë djalin nga burgu,

Autoritetet e New Jersey-t arrestuan të dy më 17 korrik dhe tani po përgatiten për ekstradimin e tyre. Limani përballet me akuza të rënda, përfshirë vrasjen e shkallës së parë dhe ikjen nga vendi i aksidentit, ndërsa nënës Vneshta i janë ngritur akuza për pengim të hetimeve, duke e bërë të qartë përfshirjen e saj aktive në tentativën për të ndihmuar djalin të shpëtojë drejtësisë.

Nëna shqiptare tenton të shpëtojë djalin nga burgu,

Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia kërkon dëshmi të tjera për ngjarjen dramatike që tronditi rrugën e njohur të Garden State Parkway./K/C/dritare.net