Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si është situata me zjarret në Shqipëri? Çfarë thotë ministri Vengu!

Si është situata me zjarret në Shqipëri? Çfarë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar katër vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave një është shuar plotësisht, ndërsa tre mbeten aktive dhe po vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.

Vatrat aktive janë:

Mali mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq – Zjarri është përhapur në një zonë të thellë pyjore dhe në lartësi, duke e bërë ndërhyrjen të vështirë. Në terren janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse dhe 82 forca operacionale, të cilave mëngjesin e sotëm u janë bashkuar edhe 3 mjete zjarrfikëse dhe 13 efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale (BMEC), si dhe mbështetje nga ajri.
Zona “F” e ish-Uzinës Mekanike, Poliçan – Zjarri është neutralizuar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të shërbimeve zjarrfikëse nga bashkitë Poliçan, Berat dhe Skrapar, si dhe me ndihmën e 2 automjeteve zjarrfikëse të Forcave të Armatosura.
Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër – Vatra mbetet aktive. Në operacion janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 forca operacionale, të cilave u janë shtuar edhe 2 automjete zjarrfikëse të FA-së për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për të treguar kujdes maksimal, për të shmangur ndezjen e zjarreve, dhe për të raportuar menjëherë çdo vatër tek autoritetet përkatëse./K.C/dritare.net