Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri pranë uzinës së Poliçanit, në hetim një 63-vjeçar

Zjarri pranë uzinës së Poliçanit, në hetim një

Autori i dyshuar i zjarrit që shpërtheu një natë më parë pranë uzinës së vjetër në Poliçan është identifikuar dhe është vënë nën hetim nga autoritetet. Bëhet fjalë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan, i cili sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Zjarri shpërtheu pranë zonës C, ku ndodhen magazina me lëndë plasëse. Nëse flakët do të arrinin deri te depot, rreziku për një shpërthim do të ishte i lartë, duke vënë në rrezik banorët e lagjes Kalluç, vetëm 200 metra larg.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, ushtria si dhe një helikopter nga Baza e Kuçovës, të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e një katastrofe të mundshme. Hetimet për ngjarjen vijojnë./dritare.net