Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Meta kërkon masë më të butë sigurie, gjyqtari shpall moskompetencë

Ilir Meta kërkon masë më të butë sigurie, gjyqtari

Seanca gjyqësore për ish-presidentin Ilir Meta ka përfunduar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, kishte kërkuar një masë më të butë sigurie.

Gjyqtari Erjon Bani, pas kërkesës së avokatit të Metës, shpalli moskompetencën për shqyrtimin e kësaj kërkese, duke argumentuar se çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ka ndjekur hetimet paraprake. Sipas tij, kjo çështje duhet të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se në kërkesën paraprake ka kërkuar dorëheqjen e gjyqtarit Bani për shkak të moskompetencës së tij.

Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të premte në GJKKO, nuk ishin të pranishëm as Ilir Meta dhe as prokurorët e çështjes, por vetëm prokurori i gatshëm Alfred Shehu./K.C/dritare.net