
Një nga këshilltarët kryesorë të Kremlinit, Yury Ushakov, deklaroi të enjten se është arritur një marrëveshje për një takim mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin “në ditët në vijim”. Ai shtoi se palët tashmë kanë nisur përgatitjet për këtë takim.
Sipas Ushakov, është “e vështirë të thuhet” se sa do të zgjasin këto përgatitje, por qëllimi është që takimi të zhvillohet javën e ardhshme, raportoi agjencia shtetërore ruse RIA Novosti.
Ndërkohë, të mërkurën, Trump tha se ka “shanse të mira” që ai dhe Putin të takohen “shumë shpejt” për të diskutuar një përfundim të mundshëm të luftës në Ukrainë./K.C/dritare.net

















