Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në vitin 1581, himarjotët i shkruan Papës: Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut!

Në vitin 1581, himarjotët i shkruan Papës: Ne jemi

Historiani Pëllumb Xhufi ka zbuluar një dëshmi të rrallë historike mbi identitetin dhe rezistencën e Himarës në shekullin XVI. Ai u shpreh ne emisionin Shqip ne Dritare Tv se ne vitin 1581, burrat e krahinës së Himarës dhe Labërisë i dërguan një letër Papa Gregorit XIII, ku i kërkonin ndihmë për të vazhduar luftën kundër pushtimit osman.

Në këtë letër, e cila ruhet në arkivat e Vatikanit, himarjotët përshkruajnë gjendjen e fshatrave të tyre, numrin e banesave dhe situatën politike në rajon, duke i bërë thirrje Papës të mobilizonte mbretër e princër europianë për t’i mbështetur. Dokumenti ka një hyrje të pazakontë për kohën: “Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut, mbretit të Shqipërisë.”

Sipas Xhufit, kjo formulë nuk ishte rastësore, por një mënyrë për të fituar besimin dhe respektin e Europës, e cila e njihte Skënderbeun si simbol të rezistencës kundër osmanëve. Letra e vitit 1581 u pasua nga të tjera në vitet në vijim, duke dëshmuar për lidhjen e fortë që banorët e Himarës ruanin me figurën e Skënderbeut dhe me identitetin e tyre shqiptar.

“Ky është një dokument që flet vetë: në shekullin XVI, kur nuk ekzistonte ende ideja moderne e kombit, himarjotët e quanin veten shqiptarë dhe pasardhës të Skënderbeut,” – theksoi profesori.