Na ndiqni edhe në

Bota

Aksident me 20 makina në Itali, humbin jetën dy persona!

Aksident me 20 makina në Itali, humbin jetën dy persona!

Mjegulla është bërë shkak për një aksident të shumëfishtë në autostradë në zonën e Modenës. Nga aksidenti zinxhir kanë humbur jetën 2 persona. 20 automjete janë përfshirë në aksident, ku mes tyre ishin edhe dy transportues makinash. Disa persona janë ndihmuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit për të dalë pasi kishin mbetur të bllokuar si pasojë e përplasjes.

Mediat italiane shkruajnë se viktimat janë një çift. Aksidenti i shumëfishtë ka sjellë edhe bllokim të autostradës. Ekipe zjarrfikësish janë dërguar nga qytete të ndryshme në vendngjarje./dritare.net