Na ndiqni edhe në

Bota

A është kjo 12-vjeçarja më e rrezikshme në botë?

A është kjo 12-vjeçarja më e rrezikshme në botë?

The Telegraph

Në një vizitë historike në Pekin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq përkrah vajzës së tij të vetme të njohur, Kim Ju-ae, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. 12-vjeçarja, që sipas shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut konsiderohet si pasardhësja më e mundshme e regjimit, u prezantua jo vetëm para opinionit publik, por edhe para dy prej aleatëve më të fuqishëm të babait të saj: Xi Jinping dhe Vladimir Putin.

A është kjo 12-vjeçarja më e rrezikshme në botë?

Ekspertët thonë se mesazhi ishte i qartë: dinastia Kim nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Për shumë analistë, kjo ishte një shfaqje e qartë e fuqisë dhe e vazhdimësisë së regjimit, ndërsa për të tjerë, një mënyrë e Kim Jong-un për të zbutur imazhin e tij përmes figurës së një babai.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Kim Ju-ae do të jetë realisht trashëgimtare e pushtetit. Disa ekspertë nuk përjashtojnë mundësinë që motra e liderit, Kim Yo-jong, e cila konsiderohet figura e dytë më e fuqishme në vend, të marrë drejtimin në të ardhmen.

A është kjo 12-vjeçarja më e rrezikshme në botë?

Pavarësisht spekulimeve, një gjë duket e sigurt: regjimi i Koresë së Veriut po përgatitet të ruajë vazhdimësinë e tij për brezat që vijnë./L.F-dritare.net