Na ndiqni edhe në

Dekalog nga Roland Qafoku

Bledi Mane: Ja kush qëndron pas sulmit ndaj meje!

Bledi Mane: Ja kush qëndron pas sulmit ndaj meje!

I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, gazetari Bledi Mane pretendoi se grupi i personave që e sulmuan pak ditë më parë financohet nga Arlind Qori dhe Agron Shehaj.

“Ky është një nga grupet që financohet nga Arlind Qori edhe nga Agron Shehaj”, deklaroi Mane gjatë bisedës në studio.

I pyetur nga Roland Qafoku se si i vërtetonte këto pretendime, gazetari tha se kishte burimet e tij dhe se do t'i ftonte të dy në studio për t'u përballur me akuzat.

Mane rrëfeu se sulmi ndodhi teksa po fliste në telefon. Sipas tij, fillimisht u godit me vezë dhe më pas me një gur të vogël, ndërsa një grup personash e fyenin dhe e akuzonin se paguhej nga kryeministri Edi Rama.

Gazetari pretendoi gjithashtu se sulmi ishte i organizuar dhe se personat e përfshirë kishin role të ndryshme gjatë incidentit.

“Unë nuk jam nga ata tipa që nuk dal në televizion, mbyllem, krijoj grupin tim të armatosur me vezë dhe i zë pritë. Jo, kurrë s'ka për të ndodhur. Unë do të vazhdoj të jem përsëri gazetar”, u shpreh Mane.

Ai theksoi se do të vijojë të merret me këtë çështje përmes gazetarisë./dritare.net