Bebe Rexha shkon në Bubq: Do t’u ndërtoj shtëpitë dy familjeve
Monday 2 December 2019, 16:04
Dritare.net

Bebe tha se tashmë janë duke mbledhur fonde dhe se do t’u ndërtojë shtëpi, dy familjeve.
Bebe u shoqërua në Bubq nga aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj. Bebe hyri brenda banesave të dëmtuara.

Këngëtarja mori dhurata nga banorët, ndërsa nuk harroi t’u shpërndante ëmbëlsira fëmijëve të vegjël, nga valixhja e madhe që solli nga Amerika./K.C/dritare.net

