
Basha kundër Berishës: Do të hyjmë në zgjedhjet vendore
E Hënë 24 Shtator 2018, 23:11
Dritare.net

Pak javë më parë ish-kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar hapur, se është kundër hyrjes në zgjedhjet lokale të opoztës, me kryeministër Edi Ramën.
“Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”-kishte deklaruar Berisha.
Por, duket se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është në të njëjtën linjë me paraardhësin e tij në parti, pasi, sonte në “Open” ai ka deklaruar se opozita do të hyjë në zgjedhje.
“Do hyjë në zgjedhje dhe do të fitojë zgjedhjet lokale. Detyra jonë është që t’i japë fund grushtit të shtetit që qeverisë sot.”-tha Basha./ I.M-Dritare.net

















