Bamiri: Cili ishte shkaku i vërtetë që u prisha me Berishën!
Dritare.net
Që këtu më lindi dyshimi i parë që Berisha është edhe agjent i serbëve, pasi në kohën e tij filloi të zëvendësohej paçja me kroasan.
Ftohja e dytë filloi për punë të rakisë. Unë gjithmonë e kam marrë rakinë me vete. E bëj nga rrushi i tokave të mija që në fakt kanë qenë të ca kushërinjve më parë, që ia kishin marrë katragjyshit me forcë. Nejse. Në çfarëdo lokali që shkoja, merrja një shishe uji gjysmë litri të mbushur me raki shtëpie. Madje edhe atë termin “Raki BMV” që domethënë raki e bome vetë, unë e kam nxjerrë.
Berisha e kishte marrë vesh dhe më tha që nuk kishte lezet që unë si president të shkoja me raki me vete nëpër lokale. Kjo ishte ulje për mua. I thashë që unë nuk kam problem paresh, por po promovoj traditën shqiptare. Kjo ishte ftohja e dytë dhe ma rriti dyshimin qe Berisha është agjent serb, derisa lufton rakinë shqiptare dhe kështu njerëzit do tw pinë ose shlivovicë ose cipura.
Pastaj erdhi rasti kur unë i vura traun rrugës së fshatit që të çonte te shtëpia ime. Berisha më tha që nuk është normale të bllokoja një fshat të tërë vetëm për rehatin e vetes sime. E kush ma thoshte, ai që kishte sjellë gjithë malokët në Tiranë për të na marrë tokat ne autoktonëve?! Se ne, po të jetë për t’ia marrë tokat njeri-tjetrit, i marrim vetë, biles me lezet dhe gjyqe duke “rregulluar” dokumentet. Por jo të na i zënë malokët.
Pastaj kapakun ia vuri kur hapi fjalë që kam qenë veteriner derrash. E para e punës ka rrejt sepse në Tiranë nuk kultivohet derri. Prandaj unë kam qenë veteriner lopësh.
Kjo e prishi përfundimisht miqësinë tonë.
Pastaj ai u përpoq disa herë të më vriste, por këto do t'i them në kapitullin tjetër./dritare.net