Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Autobusët ndalen për 2 orë e gjysmë, shoqatat e transportit protestojnë kundër rritjes së TVSH-së!

Autobusët ndalen për 2 orë e gjysmë, shoqatat e transportit

Sot transporti publik në të gjithë vendin u pezullua për 2 orë e gjysmë. Ky vendim u vendos dje nga shoqatat e transportit në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2027.

Megjithatë edhe pas këtij njoftimi, qytetarët e painformuar në Tiranë kanë pritur në stacione.

Operatorët kërkojnë tërheqjen nga rritja e propozuar e TVSH-së nga 20% në 21%, pasi sipas tyre kjo do të sillte për pasojë edhe shtrenjtimin e biletave të autobusëve duke rënduar kostot për qytetarët.