
Asnjë turist shqiptar në Nepravishtë. Si e zbuluan një grup vajzash fshatin!
Dritare.net
Blerina Imeraj me profesion urbaniste, qëndroi për një kohë të gjatë në Nepravishtë, për të zbuluar pikat turistike të fshatit që mund të ktheheshin në interes për turistët. Së bashku në një grup prej disa vajzave, ato jetuan në Nepravishtë me banorët, njohën fshatin dhe jo vetëm dhanë idetë e tyre por edhe mësuan nga kjo eksperiencë. Blerina tregon se fshati kishte një potencial të jashtëzakonshëm për turizëm. Në një intervistë për Dritare TV nga Nepravishta Blerina tregon se si e zbuluan fshatin:
“Ne ishim një grup studentesh të cilat qëndruam për një kohë në Nepravishtë. Si pjesë e një projekti të Giz Albania, ne qëndruam në dy bujtina të cilat ishin të vetmet në Nepravishtë. Ne mund të ishim të vetmet turiste shqiptare që kemi vizituar Nepravishtën asokohe por edhe tani në këtëf shat ka vetëm turistë të huaj, por jo shqiptarë.
Kjo e bënte më të vështirë punën tonë për të zbuluar produktet turistike që do të na interesonin për të nxitur turizmin në Nepravishtë.
Ne kishim për qëllim t’i orientonim se në cilat produkte turistike ata mund të investonin për të tërhequr turistë.
Ne zbuluam dy shtigje të reja që nuk njiheshin fare por ne dolëm në përfundimin që i shërbejnë turistëve që qëndrojnë këtu të paktën një natë. Ferma Kroi ku një nga banorët u ndje i gatshëm për ta hedhur ai hapin e parë. Në këtë fermë të gjithë bashkëfshatarët bashkohen në një pikë, sjellin produktet e tyre, bëjnë panaire.
Një tjetër produkt është Ballkoni i Nepravishtës. Këto vende banorët i dinin, më shumë si një pikë orientimi, por nuk e kishin menduar kurrë se sa e rëndësishme ishin ato për turizmin. Po ashtu edhe Teqeja e Melani. Këto ishin pika që e mbajnë turistin jo një ditë këtu por minimalisht edhe një natë”, tregon Blerina për Dritare TV./L.F-dritare.net

















