

Dëshiroj t’ju pyes për diçka që më shqetëson në marrëdhënien seksuale me partnerin. Jemi së bashku prej 3 vjetësh dhe çdo gjë shkon më së miri. Së fundi ai propozoi që të dilnim nga rutina dhe të kryenim marrëdhënie seksuale e në të njëjtën kohë të shihnim video porno, në formë nxitëse. Problemi qëndron se tashmë ai është kaq i dhënë sa nuk po shkëputet dot nga ky “zakon”. Ju lutem më sugjeroni si duhet të sillem.
Me respekt Lorna!
E dashur Lorna,
Seksi është art më vete, kështu që shpesh fantazitë seksuale janë nga më të larmishmet, fundja lum vajzat që kanë partnerë kreativë sepse në të kundërt do vdisnin nga monotonia. I dashuri juaj mesa duket i ka shijuar aq shumë kjo formë, sa ka krijuar një formë varësie. Do ju këshilloja që ju të jini edhe më e guximshme, duke i propozuar një formë tjetër stimulimi, pra një “lojë të re”. Kjo mund të jetë një formë eksplorimi nga të dyja palët duke zbuluar çka ju tërheq, ju apo atë, e duke i ndërthurur dëshirat. Mos harro se kurioziteti dhe imagjinata janë faktorë kryesorë në harmoninë seksuale./Dritare.net
Niki
Më shkruaj: [email protected]

















