Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

40 milionë lekë për sportistët! Ministri Gonxhja: Mbështetje për sportet joolimpike

yyy.jpg

40 milionë lekë është fondi i alokuar për shpërblimet e sportistëve elitarë, bën me dije ministri i Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se bëhet fjalë për dyfishim të fondit dhe rritje me 32% të buxhetit të shtetit për sportin, niveli më I lartë ndër vite.


Fondi parashikon 75% më shumë mbështetje për sportet joolimpike, trajtimi ushqimor ditor shkon në 5000 lekë nga 3500 që ishte më parë dhe trajnerët do të kenë 25% më shumë mbështetje.


Gjithashtu, për rezultatet në konkurset ndërkombëtare shpërblimet janë më të larta, sipas renditjes:

Lojërat Olimpike 15 000 000 lekë
Kampionatet Botërore 10 000 000 lekë
Kampionatet Evropiane 60 000 000 lekë
Lojërat Mesdhetare 30 000 000 lekë
Kampionatet Ballkanike 1 500 000 lekë
“Qeveria Shqiptare vijon të investojë në sportin shqiptar, duke e kthyer mbështetjen për sportistët në një prioritet konkret.


Me aktin normativ të fundit është shtuar edhe një fond prej 40 milionë lekësh për sportistët elitarë, duke forcuar sistemin e shpërblimeve për ata që ngrenë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Praktikisht duke e dyfishuar për vitin 2026 fondin e parashikuar për shpërblimet.

-Më shumë mbështetje për sportet joolimpike dhe trajnerët shqiptarë.

-Rritje e trajtimit ushqimor ditor për sportistët.

-Shpërblime më të larta për rezultatet në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Evropiane, Mesdhetare dhe Ballkanike.

-Skemë më e favorshme për sportet me disa disiplina.

Këto masa janë pjesë e një angazhimi më të gjerë, ku buxheti i shtetit për sportin në vitin 2026 rritet me 32%, niveli më i lartë i mbështetjes financiare ndër vite.

Sporti nuk është vetëm sukses në gara, por një investim tek të rinjtë, promovim i Shqipërisë, zhvillim ekonomik dhe krenari kombëtare”, shkruan Gonxhja.