Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në aeroportin e Tiranës!

300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një fluks prej 300 mijë pasagjerësh vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor.


Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndërsa ka njoftuar edhe vijimin e punimeve për zgjerimin e aeroportit.


Sipas Ramës, punimet po zhvillohen gjatë orëve të natës, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve.

Kryeministri bëri me dije se ndërhyrjet për zgjerimin e aeroportit pritet të përfundojnë më 27 nëntor.

“Mirëmëngjes dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.