
11 rregullat e të ushqyerit të shëndetshëm
Dritare.net

Dritare.net ka kërkuar për disa rregulla që do ju bëjë të injoroni disa ushqime për të ngrënë ushqime “më pastër”
Një kuti me lëng molle është një zëvendësues i shëndetshëm për një coca cola
Nëse do t’ju vinin para një zgjedhjeje mes lëngut të mollës dhe një Cola, pa dyshim që do zgjidhnit lëngun e mollës. Në fakt, lëngu i mollës përmban disa kalori më shumë se Coke. Nëse jeni të vërtetë të kujdeseni për dietën tuaj, pini ujë të pastër dhe hidhni poshtë lëngjet e paketuara.
Ju mund të hani sushi gjatë çdo diete
Nëse dëshironi të humbni peshë, duhet të zgjidhni diçka më pak të dëmshme për shëndetin tuaj.
Sushi është një ushqim i parapëlqyer nga gjithë njerëzit dhe zakonisht dietologët nuk e kanë përjashtuar as nga dietat. Në fakt, një shërbim i rrotullave të salmonit përmban karbohidrate më shumë se një hamburger, edhe pse ky i fundit është më kalorifik.
Salcë soje është një zëvendësues i shëndetshëm për kripën
Në restorantet kineze ushqimet nuk të japin aspak idenë se po merr një sasi të madhe kripe, por përbërësit e tyre të japin vërtet një dozë kripe që nuk arrin ta kuptosh.
Por jo gjithmonë zëvendësimi i kripës me përbërës të tjerë është efikas. Është më mirë të shtoni një lugë kripë të vogël tek ushqimi juaj rregullisht sesa të besoni se një zëvendësues i tillë është i shëndetshëm.
Mjaltë në vend të sheqerit
Gjithkush e di se sheqeri është i keq për shëndetin tuaj, prandaj kemi filluar të përdorim më shumë mjaltë tek gjithçka që duam të ëmbëlsohemi. Në të vërtetë, është edhe më i ëmbël se sheqeri.
Dallimi nuk është aq shumë i madh, por gjithsesi nuk jep efekt në humbjen e peshës suaj.
Perimet e freskëta janë më të shëndetsh
Rezulton se disa perime të ziera janë më të mira se ato të freskëtat. Për shembull, karotat e ziera përmbajnë më shumë karotenoide, ndërsa domatee e ziera ose të avulluara kanë më shumë likopinë, gjë që është e mirë për shëndetin tuaj.
Kjo nuk do të thotë që, ju duhet vetëm të hani perime gatuara, por mos u nxitoni për të hedhur ato.
Frutat e thata janë rosticeri e mirë
Procesi i tharjes i bën frutat të humbasin deri në 80% të vitaminave dhe antioksidantëve të saj. Kjo do të thotë se, është më mirë të kesh disa fruta të freskëta në vend të një vakti të mirë.
Kokoshkat janë jo të shëndetshme
Shkencëtarët kanë provuar se kokoshka që është gatuar në ajër të nxehtë është një ushqim i shëndetshëm dhe i dobishëm. Një filxhan kokoshka përmban pothuajse dy herë më shumë antioksidantë të quajtur polyphenols si çdo frut ose perime. Për më tepër, kokoshka përmban fibra që janë shumë të mira për shëndetin tuaj. Por nuk zëvendësohet me frutat, kokoshkat duhet të hahen në sasi të limituara.
Djathi është armiku më i madh i njerëzve në dietë
Shumica e dietave deklarojnë se, duhet ta harrosh djathin sepse përmban shumë yndyra dhe kalori. Sidoqoftë, mund ta hani atë edhe në dietat më të rrepta, pasi djathi ka më shumë kalcium se shumica e produkteve të tjera.
Alkooli është i dëmshëm më shumë se çdo gjë
Një nga mitet e shëndetshme të dietës thotë se, alkooli duhet të fshihet nga jeta e një personi që kujdeset për shëndetin e tij. Megjithatë, vera ka elemente të dobishme. Për shembull, vera e kuqe përmban shumë polifenole që mbështesin enët e gjakut. Sado dëshirë të keni për të pirë alkool qëndroni në rregullin, me një gotë.
Vajra të shëndetshëm e bëjnë çdo ushqim më të mirë
Vaji i kokosit, vaji i lirit, vaji i kungullit. Të gjitha këto janë bërë shokë të përjetshëm për njerëzit në dieta të shëndetshme. Shumë prej tyre i përdorin ato në gatim pa menduar fare. Vaji i lirit, për shembull, bëhet helmues kur nxehet për shkak të sasive të mëdha të acideve të pangopura.
Por jo të gjithë vajrat janë të shëndetshëm për ju, në varësi të asaj çfarë kërkon trupi juaj, duhet të përdorni larmishmërinë e tyre../Përshtati nga Brightside Artjola Cani- dritare.net

















