

UEFA ka njoftuar se formati i Ligës së Kampionëve do të ndryshoj nga sezoni 2018/2019
UEFA ka konfirmuar se ligat kryesore në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali do të kenë nga katër skuadra të kualifikuara direkt e në fazën e grupeve në Ligë të Kampionëve. Ky formati i ri do të hyjë në fuqi nga sezoni 2018/2019, raporton UEFA, përcjell Express.
Nga këto ndryshime, duket se klubet italiane do të jenë fituesit e mëdhenj. Series A do t’i ofrohet që t’i ketë katër ekipe që hyjnë direkt në fazën e grupeve, krahasuar me tani që vetëm tri skuadra mund të luajnë në Ligë të Kampionëve.
Po ashtu, nga kjo marrëveshje çdo ekip që merr pjesë në fazën e grupeve do të përfitojë nga 12 milionë euro si bazë. Fituesi i Ligës së Kampionëve mund të fitojë rreth 100 milionë euro nga UEFA kur shtohen rezultatet e banuesve dhe të drejtat televizive.

















