Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri rrezikon banesat në Fushë-Arrëz! Dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e fëmijëve!

6a6deea22a5a1fushe arrez.jpeg

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e së shtunës fshatin Bardhet, në njësinë administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrëz. Brenda pak minutash, flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe dhe iu afruan rrezikshëm banesave të zonës.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan menjëherë banorët, shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, ndërsa në ndihmë mbërritën edhe forcat zjarrfikëse nga Puka.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa fëmijëve pranë një banese në fshatin Bardhet. Policia ka shoqëruar babanë e tyre dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zona vijon të monitorohet për shkak të erës, e cila mund të favorizojë riaktivizimin e vatrave./E.P-dritare.net