Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri në Malin e Krujës vihet në kontroll, mbi 400 efektivë në terren

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës është vënë plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit, pas një pune intensive gjatë gjithë natës nga forcat operacionale.

Në terren u angazhuan mbi 200 efektivë zjarrfikës dhe më shumë se 200 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët ndërhynë në të gjithë perimetrin e zonës së prekur nga flakët.

Një pjesë e mbetur e zjarrit në majë të malit po menaxhohet nga ajri, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Sipas autoriteteve, situata paraqitet e qetë dhe pjesa më e madhe e forcave të angazhuara tashmë është rishpërndarë.

Fatmirësisht, zjarri nuk ka shkaktuar humbje jete apo dëmtime të banesave. Raportohet vetëm një godinë e shkrumbuar nga flakët, e cila shërbente si magazinë e një biznesi.