Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjerimi / Krerët e Ballkanit takim me drejtuesit e BE në Bruksel

Zgjerimi / Krerët e Ballkanit takim me drejtuesit e BE në Bruksel
Liderët e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të takohen mbrëmjen e së dielës me drejtuesit e Bashkimit Europian, në një takim informal në Bruksel.

Takimi do të zhvillohet për të diskutuar motodologjinë e re të zgjerimit të BE.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Këshillit Europian.

Takimi do të zhvillohet në formën e darkës së punës dhe  është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

Në takim do të marrin pjesë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Joseph Borrel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković./ I.M-Dritare.net