Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet/ Rama-Safet Gjicit: Po s’fituat kampionatin, merrni bashkinë

Zgjedhjet/ Rama-Safet Gjicit: Po s’fituat kampionatin, merrni
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka konfirmuar Safet Gjicin si kandidat për Bashkinë e Kukësit, në zgjedhjet e qershorit. Ndërkohë Rama ka shkëmbyer batuta me Gjicin duke e krahasuar me sportin dhe thotë se, po s’fituat kampionatin të paktën fitoni bashkinë.

 “Ka ardhur koha që bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për kukësin shumë gjëra që nuk janë bërë. Duhen 4 muaj për të marrë leje për spitalin. Qeveria vendos fondin për të ndërtuar një pjesë të domosdoshme që të ndërtohet si infrastrukturë dhe 4 muaj për të marr leje, nuk e kam kuptuar akoma arsyen, por faktikisht kemi humbur 4 muaj. Kandidatin nuk e solla unë e gjetëm mes jush. Ja ku e keni. Po s’fituat kampionatin të paktën fitoni Bashkinë. Nuk e sollëm ne e gjetëm mes jush. ",- tha Rama./K.C/dritare.net