
Zbulohet çfarë thanë politikanët dhe Berisha për Monika Kryemadhin pas mitingut
Dritare.net

Ilir Meta: Nuk e kam lexuar Syri-n sot. Vetëm statusin e Çim Pekës, lexova por nuk dua ta komentoj se implikohem ndërkombëtarisht. Mirë shkoi, me qetësi dhe dashuri?
Sali Berisha: Dy gabime kam bërë në jetën time: piramidat dhe që nuk ia lashë PD-në Monikës. Nuk do kisha nevojë të telendisesha rrugëve në këtë moshë.
Lul Basha: Një protestë mbresëlënëse. Që mos të na prishet shija e mirë që na la, pas një viti duhet ta bëjmë tjetrën.
Dash Shehi: K'tij populli i ka vdek nervi mër jahú. As me bërtit nuk ka mo takat. Le që ku ka pas nonjiherë nerv ky milet! Edhe komunizmin në gjith dynjonë e rrëzun, këtu ra vetë e na zuni mrena.
Gramoz Ruçi: Pse, sot ishte protesta? Nuk ishte 14 shkurti sot? Po thuajini djemve që edhe të thyejnë ndonjë xham se nuk ia u marrim për ters. Edhe dasma do pak gjak apo mish, si i thonë. Jo për gjë, po nuk i marrim dot seriozisht.
Monika Kryemadhi: Po vazhduan kështu këta, herë tjetër do marr Kristi Pinderin në protestë, se ai të paktën bërtet më shumë dhe nuk le vend e ambasadë pa u ankuar se e ngacmuan./dritare.net

















