Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ylli i Game of Thrones: Ja si më bëri fama të urrej veten!

Ylli i Game of Thrones: Ja si më bëri fama të urrej veten!
Ndërsa fama e saj po rritej dita-ditës, aktorja e Game of Thrones, Maisie Williams u ndie në presion me pretendimet se çdo gjë po shkon mirë, kur ishte e kundërta.

Ajo nuk ishte aspak e lumtur. Në podcastin e Happy Place të Fearne Cotton, aktorja shprehet se, çdo ditë do t'i tregonte vetes që e urrente dhe kjo për një periudhë të gjatë.

"Shkoi deri në atë pikë, sa kur isha duke bërë muhabet me miqtë e mi, mendja ime vraponte, vraponte dhe mendonte gjërat e hidhura që thashë për jetën time, dhe të gjithë njerëzit që më shihnin në mënyra të ndryshme, dhe kjo rritej çdo herë dhe më shumë. Mendoja se ne të gjithë e bënim atë, flisnim gjëra të këqija për vetveten. Më pas u tërhoqa nga të gjithë",-tha Maisie, informon dritare.net

Aktorja thotë se, çdo natë para se të flinte i tregonte vetes gjërat që urrente tek ajo. Dhe shpeshherë përpiqej të kuptonte se pse po bënte këtë. "Mendoj se kjo ka të bëjë me gjëra të së kaluarës. Ulesh dhe mendon: Pse e urren veten kaq shumë? Pse e bën veten të ndihet në këtë mënyrë? Por përgjigjet  e këtyre pyetjeve janë brenda nesh. Prandaj, shikoni brenda vetes për gjetur paqen, sepse në fund të ditës, ju po e bëni veten të ndihet keq për një arsye. Unë jam ende duke luftuar me veten, po përpiqem ta largoj trishtim, sa jam në kohë, sa ende nuk më ka ngrënë përbrenda.",- thotë aktorja.

Maisie bëri debutimin e saj duke luajtur në Game of Thrones dhjetë vjet më parë. 22-vjeçarja thotë se e kishte të pamundur të shpërfillte atë që njerëzit po thoshin për të në mediet sociale. Pra gjërat negative, apo opinioni i keq që njerëzit kishin për aktoren bënë që ajo të mendonte se duhet të urrente vetveten. Dhe nuk thonë kot, që fama të prish!/dritare.net