Vritet me armë zjarri një 20-vjeçar në Korçë! Shërbente te Forcat e Armatosura!
Saturday 8 August 2026, 17:05
Dritare.net

Një vrasje ka ndodhur në lagjen 14 në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur viktimë 20-vjeçari Johan Zuko. Ai shërbente si ushtarak te Forcat e Armatosura.
Për kryerjen e krimit dyshohet të jetë përdorur një armë zjarri kallashnikov. Autori e ka ndjekur viktimën, i cili nuk banonte në këtë lagje, teksa përpiqej të fshihej në një pallat. Më pas e ka kapur brenda pallatit dhe e ka vrarë.
Pas vrasjes, autori është arratisur. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.