
Vrasja për nder e shqiptarit në Itali, 'Erdhi e më rrëmbeu gruan'
Dritare.net

Vrasja ndodhi në Rimini të Italisë, pas një debati mes krushqish. Babi i djemve deklaroi se “Çështja e nderit është ajo që na detyroi të udhëtonim nga Milano drejt Rimini”, si reagim të veprimit që kishte bërë Nikolli. Ai vetëm pak ditë para se ta ekzekutonin me armë pas shpine, kishte marrë në Milano mbesën 20 vjeçare, pasi ankohej se Edmondi, bashkëshorti i saj e dhunonte dhe ajo nuk mund të duronte më gjatë.
Mediat italiane raportojnë se krimin e ka marrë përsipër babai, Lek Preçi, por ka dyshime se kjo është tentativë për të shpëtuar dy djemtë. “Fëmijët e mi nuk kanë të bëjnë me vrasjen. Ata nuk e dinin se unë isha i armatosur dhe qëllimi ishte për të sqaruar situatën. Në një moment unë u sulmova dhe kam mbrojtur veten. Kjo është arsyeja pse e qëllova“ ka thënë ai.

















