Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vizion Plus, gjithë surprizat e televizionit tënd

Vizion Plus, gjithë surprizat e televizionit tënd
Vizion Plus nis të hënën, më 5 shtator, sezonin e i ri të programeve. Të reja dhe të konsoliduara, informacion dhe debat, seriale dhe spektakle, sport dhe argëtim, me një qëllim; të shoqërojë dhe ndryshojë përditshmërinë e shikuesit besnik të Televizioni Kombëtar më pranë qytetarit.

Sepse Vizion Plus nuk është thjesht një televizion, është një shtëpi në kuti që të shoqëron dhe ndikon përditë jetën e publikut, duke e rrethuar me informacionin që i shërben çdo qytetari dhe asnjë klani.

Njerëzit që bëjnë Vizon Plus, fytyrat e skenës dhe mjeshtrit e prapaskenës, janë garancia që jep ky televizion. Nëpërmjet tyre, televizioni krijon siguri, të bën të ndihesh mirë, të flet pa të gënjyer, sepse i tillë është, një televizion që krijon siguri, jo tension, që të informon dhe nuk të mashtron, që të argëton dhe nuk të tall, që të shoqëron dhe nuk të merr frymën.

Vizion Plus është shtëpia ku ti ndihesh rehat dhe vetja.

Në kohën  e teknologjisë së lartë, kur interneti është duke sfiduar televizionin, Vizion Plus po i rrit shifrat e tij të audiencës, sepse ai ka të gjitha në një.

Vizioni është një televizion gjeneralist, ku gjithsecili gjen çfarë kërkon, ndërmjet emisioneve, programeve informative dhe atyre politike e sociale, spektakleve argëtuese dhe spektakleve të humorit, serialeve, filmave dhe kampionateve.

vlcsnap-2016-09-03-14h42m45s80

Dita në Vizion Plus do të nisë me informimin, mbi ato që kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin. Kjo ndodh në programin e mëngjesit 7pa5, moderuar nga Pranvera Borakaj dhe Nolian Lole, dy gazetarë profesionistë që qëndrojnë prej vitesh në ekranin e Vizionit, e njëkohësisht prej vitesh drejtojnë emisionin e mëngjesit. Çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 06:55 - 09:00, do të keni mundësinë të merrni informacionin utilitar për të nisur si duhet ditën tuaj.

Ky emision informativ, së bashku me gjithë edicionet informative, debatet politike dhe Kanalin 7, funksionojnë të gjitha bashkë, në shërbim të lajmit që është gjithmonë i saktë dhe i besueshëm. Sepse kjo është filozofia e Departamentit të Informacionit që drejtohet nga Arban Hasani, i cili qysh tani ka nisur përgatitjet për fushatën zgjedhore, ku do të hyjë Shqipëria vitin tjetër.

vlcsnap-2016-09-03-14h38m31s100

Për të gjitha zonjushat e zonjat, jo vetëm ato që janë shtëpiake, por edhe për ato që duan  të mësojnë gjëra të reja, është duke u bërë gati Programi i Paradites.  Vizioni rikthen edhe një herë traditën e formateve të paradites, por të rikonceptuar dhe rigjallëruar.

Mbrëmja është gjithmonë e këndshme në Vizion Plus. Të hënën, ftesa që ka televizioni për publikun, është "Dritare nga Rudina Xhunga", që  vazhdon sezonin e dytë të suksesshëm në Vizion Plus, por ndryshe nga sezoni i parë, tani fillon në orën 21:00. Emisioni i aktualitetit politik & shoqëror, mbarëshqiptar, vjen me Dritare në Tiranë, Prishtinë, Shkup. Dritare në mundësinë dhe pritshmëritë e shqiptarëve për t’u bërë bashkë në një treg që do ju ndryshojë të ardhmen.

vlcsnap-2016-09-03-14h43m30s39

Java do të vijojë me “Kapital” dhe “Oktapod”, të cilët vijnë sërish të premten, por do të shkëmbejnë oraret e transmetimit. “Kapital me Aleksandër Furxhi”, do të transmetohet çdo të premte në orën 20:30, ndërkohë që do të pasohet me “Oktapod nga Turjan Hyska”, në orën 22:00.

Dy programet e njohura dhe të dashura për publikun, nuk ndryshojnë vetëm oraret, por pritet të sjellin risi që do t’i  zbuloni gjatë javëve në vazhdim.

vlcsnap-2016-09-03-14h45m39s39 vlcsnap-2016-09-03-14h47m12s216

Një tjetër ndryshim pritet të vijë nga  Bypass Show i cili ndryshe nga sezonet e mëparshme, në këtë sezon do të sjellë kronikën e lajmeve të përmbysura, çdo ditë pas edicionit qendror informativ të orës 19:00. Relaksi vazhdon me Agim Bajkon.

vlcsnap-2016-09-03-14h46m08s81

Duke nisur nga data 5 shtator, ndryshime pëson edhe struktura e transmetimit të serialeve në Vizion Plus. Kështu, me nisjen e premieres të së hënës, superproduksioni turk, "Dielli i Dimrit" do të vijojë të transmetohet nga e hëna në të premte ora 20:00, ndërkohë që seriali aktual "Premtimi" do të kalojë në orën 17:00, duke pasuar kështu serialin tjetër "Fati i Evës", në orën 16:00. Dhe në fund të shtatorit, me përfundimin e sezonit të dytë të konkursit të gatimit Blind Taste, do të nisë një tjetër superproduksion i transmetuar pak kohë me parë në platformën Tring, “Stina e Qershive”, i cili vjen nga e hëna në të premte ora 18:00.

56cc0a78c03c0e0f1046f556 -kis-gunesi-heyecani-6658673

Dhe pas shtatorit, vjen shpejt ‘Tetori i Spektakle’ në Vizion Plus. Në datën 1 tetor, do të jetë premiera e show-t tashmë të njohur te humorit Alpazar, i cili do të vijojë të jetë në transmetim çdo të shtunë ora 21:00 dhe Agron Llakaj premton një sezon që do ju lërë pa frymë nga të qeshurat.

Në datën 4 tetor do të nisë show tjetër i humorit, Apartamenti 2XL, që do të jetë në transmetim çdo të martë ora 21:00, ndërkohë që në mes të muajit tetor do të nisë edicioni i dytë i Talent Show-t "TuSiQueVales", që do të vijojë të jetë në transmetim çdo të enjte ora 21:00.

_DSC3051

_MG_9911DSC_9755

2xl

Spektaklet kanë qenë dhe mbeten pika e fortë e Vizion Plus, duke kapur shifrat rekord të audiencës që lë pas shumë televizione të tjera.

Në ekranin e Vizion Plus nuk do mungojnë ndeshjet e kompeticionit më madhështor të kontinentit "Uefa Champions League", që sërish është ekskluzivitet i televizionit të ekskluziviteteve shënjuese.

Këtë sezon nuk do mungojnë  edhe formatet aq të veçanta si "Tornado me para" dhe "Loto 6nga39".

vlcsnap-2016-09-03-14h41m32s129

Ndërsa  surpriza do të jetë një emision i ri investigativ, i cili është duke u përgatitur dhe do të dalë së shpejti në transmetim, duke përcjellë një mënyrë të re të investigimit të lajmit.

Vizion Plus hyn në këtë sezon në vitin e 17-të të transmetimit të tij, nga transmetimet e para në vitin 1999, fillimisht me një transmetim në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 100 % të territorit të Shqipërisë. Transmetimi 24 orë në satelit e ka shndërruar Vizion Plus në një dritare që të fton dhe nuk të lëshon, duke të informuar dhe argëtuar, duke të mësuar dhe përmirësuar vizionin për jetën tënde.

Siç vetëm një televizion i mirë di të bëjë, pa e bërtitur faktin se është i mirë, por duke menduar të bëjë shikuesin të ndihet mirë./dritare.net