Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Viti i Skënderbeut/ Banka e Shqipërisë hedh në treg tre monedha të reja

Viti i Skënderbeut/ Banka e Shqipërisë hedh në treg tre
Vendimi i parë i qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit ishte, shpallja e vitit 2018 si , viti i Skënderbeut, kjo për arsye se ky vit përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pas këtij vendimi të qeverisë edhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë “550 vjet in memoriam Gjergj-Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”.

Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.

Miratimin për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, është për qëllime numizmatike, në vitin 2018./ I.M-Dritare.net